Komunitet

Italianët, më të pakënaqurit me reagimin e BE ndaj Covid-19

“Italianët janë më pak të kënaqurit nga të gjithë qytetarët e BE-së përsa i përket përgjigjes që blloku europian i ka dhënë krizës së koronavirusit”, sipas një vëzhgimi të bërë për Parlamentin Europian.

Vëzhgimi i bërë nga kompania “Kantar” gjatë periudhës së prillit e majit, tregon se veçse 16% e qytetarëve italianë i konsiderojnë masat e marra nga BE-ja si të mjaftueshme.

Parlamenti Europian

Në Itali, roli i BE-së nuk para vlerësohet. Sidoqoftë italianët nuk janë të vetmit që kanë shprehur pakënaqësi ndaj masave të marra nga BE-ja.

Në këtë vëzhgim janë intervistuar 21,804 qytetarë nga 21 vendet e BE-së. Qytetarët nga Estonia, Letonia, Lituania, Malta, Qipro dhe Luksemburgu nuk janë intervistuar.

Nga të intervistuarit 69% janë shprehur se do të dëshironin të shihnin më tepër përfshirje nga BE-ja në zgjidhjen e kësaj krize. Njëkohësisht, 6 nga 10 të intervistuar janë përgjigjur se besojnë se vendet anëtare nuk kanë treguar mjaftueshëm solidaritet gjatë krizës.

Përveç kësaj, 74% e tyre kishin dëgjuar për masat e marra nga BE-ja dhe veçse 42% e tyre i konsiderojnë të kënaqshme.

Kompania e survejimeve Kantar

Përsa i përket solidaritetit të treguar 57% e të intervistuarëve nuk kanë qënë të kënaqur.

Italia, Spanja dhe Greqia janë vendet me opinionet më negative, ndërsa Irlanda, Danimarka, Hollanda dhe Portugalia janë vendet me opinionet më pozitive.

Zhgënjimi gjithashtu dominon kur bëhet fjalë për masat e marra nga BE-ja. Rreth 52% të të intervistuarëve i konsiderojnë të pamjaftueshme dhe përsëri nivelet rekord të pakënaqësisë vinin nga Italia, Spanja e Greqia.

Rezultatet gjithashtu tregojnë se 58% e të anketuarëve janë përballur me vështirësi ekonomike prej krizës së shëndetit të shkaktuar nga COVID-19. Italia është një prej vendeve më të goditura së bashku me Greqinë, Bullgarinë, Hungarinë dhe Spanjën.

Madrid, Spanjë

Shumica e qytetarëve të anketuar mendojnë se BE-ja duhet që të ketë më shumë fuqi veçanërisht në fushën e aparaturave mjekësore, financimeve të kërkimeve ndaj vaksinave dhe asistencave financiare të vendeve që janë në vështirësi. Interesante është sipas studimit se vendet që janë më mosbesuese ndaj BE-së, janë po ato që kanë përfituar më tepër nga ndihma e dhënë e BE-së për t’iu përballur pandemisë.

Shifrat e shumave të fondeve të rimëkëmbjeve ekonomike janë anoncuar zyrtarisht të mërkurën (27 maj) dhe Italia do të marrë shumën më të madhe prej 172.7 miliardë eurosh e ndjekur më pas nga Spanja me 140.4 miliardë euro.

Burimi EURACTIV, përshtati në shqip Gazeta “Si”.

Ky material nuk lejohet të kopjohet, apo riprodhohet pa miratimin e Gazetës “Si”. Ai është pronë intelektuale e gazetasi.al dhe si i tillë mbrohet nga ligji.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë