Sociale

Italia regjistron mbi 4,000 raste me koronavirus për herë të parë nga prilli

Italia ka regjistruar sot 4,458 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, për herë të parë që nga mesi i muajit prill. Vendi fqinj ka regjistruar po ashtu edhe 22 viktima.

Italia është shteti i dytë me numrin më të madh të viktimave me koronavirus në kontinentin evropian.

Deri më tani autoritetet italiane kanë regjistruar, 36,083 viktima. Qeveria italiane ka arritur ta kontrollojë pandeminë gjatë muajve të verës, por numri i rasteve të reja tani janë duke u rritur me shpejtësi.

Megjithatë vendi fqinj është duke raportuar numër më të vogël të infektuarve në krahasim me Francën, Spanjën dhe Britaninë.

Hera e fundit kur Italia ka regjistruar më shumë se 4,000 raste në ditë ka qenë 12 prilli, me 4,092 raste ditore. Atë ditë, autoritetet kishin raportuar për 431 persona të vdekur me këtë virus.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë