Sociale

Italia po shpëton nga Covid-19; 92 vdekje në 24 orë, numri më i ulët që nga fillimi

Italia vijon të ketë një rënie të konsiderueshme të rasteve të vdekjeve. Sot janë shënuar 92 vdekje nga koronavirusi në shtetin fqinj.

Ky është bilanci më i ulët i regjistruar në vend që nga fillimi i marsit. Ndërsa, numri total i viktimave në vend vijon të rritet 32,877.

Po ashtu, brenda 24 orëve vendi ka regjistruar 300 raste të reja me Covid-19, duke shënuar një ulje, krahasuar me të dielën ku u regjistruan  531 raste të reja.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë