Futboll

Italia me një këmbë në Europian, Spanja thyen mallkimin rumun

Janë luajtur mbrëmë ndeshjet e pesta eliminatore për kampionatin europian. Në fushë zbritën disa nga ekipet më të mëdha të Europës, ku shumë pak surpriza pati. Fituan lehtë Italia, Spanja, Bosnja, Suedia dhe Danimarka. E vetmja që mund të quhet si surprizë, ishte barazimi i Izraelit me Maqedoninë.

Për Italinë e Mançinit, ajo e mbrëmshmja ishte fitorja e 5-të në po kaq ndeshje, duke u fiksuar në vendin e parë dhe një hap kualifikimit në kampionatin europian. Me një mesfushë të re dhe shumë energjike, Verrati-Jorxhinjo-Barela dhe sulm shumë të shpejtë Italia e re ka filluar të ngjallë shpresë. Golat për “të kaltrit” erdhën nga Pelegrini dhe dy nga Beloti. Tashmë Italisë do i duhen edhe 2 fitore të tjera dhe është matematikisht e kualifikuar për në kampionatin europian.

Festa e lojtareve te Italise pas golit te trete - Gazeta Si, 6 shtator 2019

Një mbrëmje pozitive ishte edhe për Spanjën. Skuadra që debutonte me trajnerin Moreno në stol nuk e pati të lehtë në Bukuresht, por ia doli që të marrë tre pikët që e çojnë në kuotën e 15 pikëve në krye të grupit F. Tashmë me këtë fitore edhe për Spanjën, do mjaftojnë 2 fitore në 5 ndeshjet e ardhshme për të prerë biletën për në Euro 2020. Për spanjollët shënuan Ramos dhe Pako Alkaser. Kjo ishte fitorja e parë e Spanjës në Rumani pas 23 vitesh. Në 40 vitet e fundit Spanja kishte arritur ta mposhtte vetëm 4 herë Rumaninë.

Tabela e rezultateve të ndeshjeve:


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë