Media Galeri

Itali, tornado dhe stuhi të fuqishmë godasin Katanian

Një tornado e fortë, e ndjekur nga shiu dhe breshëri, goditi qendrën historike të Katanias në Itali, duke shkaktuar dëme serioze, ndërsa disa persona u plagosën.

Autoritetet u rekomandojnë qytetarëve që të jenë të kujdesshëm e të mos dalin nga shtëpia përveç se për arsye urgjente.

Tornado gjithashtu dëmtoi shtëpitë dhe bizneset e zonës. Janë raportuar disa pemë të shkulura dhe llamba të rëna në rrugë. Asnjë nga të plagosurit e shpëtuar për momentin nuk është shtruar në spitalet e qytetit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë