Kombetarja

Ismajli firmos në Itali. Babai i tij: E kërcënuan në Prishtinë pse luan për Shqipërinë

Ardian Ismajli ka hedhur sot firmën në kontratën 3-vjeçare me Specian, një skuadër e ngjitur në Serinë A. Ky është një lajm i ditur, pasi marrëveshja ishte arritur ditë më parë, lajmi i ri është kërcënimi që mbrojtësit kuqezi i kanë bërë në Kosovë për të mos udhëtuar nga aeroporti i Prishtinës drejti Italisë, sepse do të arrestohej.

Gjithçka e ka zbuluar babai i lojtarit, Ilmi Ismajli, i cili me një postim në rrjetet sociale, pasi falënderon Zotin që ia ka mbrojtur të birin nga njerëzit e këqij, tregon detajet e kërcënimit vetëm se Ardiani luan për Kombëtaren e Shqipërisë dhe jo të Kosovës. Megjithatë, gjithçka shkoi pa probleme për lojtarin që tashmë ka nisur një aventurë të re në Itali. Ismajli ka luajtur për Kosovën U-21, por më pas vendosi të veshë fanellën kuqezi dhe kjo duket se disave në Kosovë nuk u ka pëlqyer.

Specia prezanton Ismajlin. Gazeta Si, 14 shtator 2020

Ja çfarë shkruan Ilmi Ismajli:
Falenderimet e panumerta i takojn vetem te madhit Allah qe qdo sprov qe na sprovon e ka vetem per te miren ton. Falenderimet e panumerta i takojn vetem te madhit Allah qe eshte i jithemshirmi i gjithedijshme per te mirat qe na i dhuron. Falenderimet e panumerta i takojn te madhit Allah qe na mbron nga kurthat e njerzve te kqij. E ne veqanti qe na ndihmoj te shkoj Ardiani per Itali te i kryej testet mjeksore nga njerz qe nuk ja dojn te miren ktij vendi nga njerz qe kishin planifikuar te ja shkatrrojn karieren fal Zoti na beri te jem gjakftoft, sepse ishte planifikuar edhe arrestimi i tije vetem e vetem qe te mos ta lejojn flururimin nga aeroporti i Prishtines.

Kure pan qe nuk po biem ne kurthat e tyre na urdheruan qe te largohemi nga airoporti dhe te shkojm ne aeroportin e Tiranes me preteksin sepse ju luani per Shqiprin. Zot na mbroj nga kta fanatik mbroje edhe popullin ne pergjithesi. Ardian ty te urojm suksese dhe realizimin e endrrave qe me shum sakrific i ke kthyer ne realitet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë