Sociale

Ishulli i mahnitshëm ku mirësia është e “vulosur” me ligj

Hawai

Ishte dita jonë e dytë në Hawai. Hyra në kuzhinë dhe pashë të dashurën  time që ishte ulur në dysheme me djalë nga kompania kabllore. Ai kishte ardhur për të mundësuar lidhjen me internet, sepse shtëpia jonë është e vendosur në një luginë të shkëputur, ku nuk kishte sinjal telefonik.

Megjithatë, mu deshën disa sekonda për të kuptuar se nuk flisnin për internetin, pasi ai po na ftonte që të shkonim për gjueti me të.

Hawai

Me kalimin e ditëve, bisedat miqësore u rritën. Ne u ndalëm në një fermë lagjeje dhe papritur fqinjët na ofruan avocado dhe na ftuan për drekë. Ata madje na drejtuan në një rrugë të shkëmbore që të çonte në një ujëvarë të fshehur.

Hawai

Ditën tjetër, ne u nisëm për të notuar në oqean, por dikush në breg na paralajmëroi se rryma ishte shumë e forte. Ai na ndali, na ofroi një birrë dhe na ftoi për të bërë një xhiro në kanoe.

Mund të ketë shumë fjalë për të shpjeguar këto lloj mirësie, por më e përshtatshmja prej tyre është 'Aloha'. Dhe nëse ka ndonjë gjë që kam kuptuar është për këtë ishull, është se Aloha' është në të vërtetë ligji këtu.

Kanoe, Hawai

Hawai tani pret pothuajse nëntë milionë vizitorë në vit dhe 'Aloha' është një fjalë që shumica e turistëve e dëgjojnë gjatë kohës. Fjala përdoret në vend të përshëndetjes, ​​por do të thotë shumë më tepër se kaq. Është gjithashtu një stenografi për natyrën e ishujve, njerëzit dhe token, si dhe për atë  që e bën këtë vend aq unik.

"Alo do të thotë 'ballë për ballë' dhe ha do të thotë 'fryma jetës'.

Aloha është një koncept që u ngrit, së bashku më nevojën që banorët e ishullit të jetojnë në paqe dhe të punojnë së bashku.

Hawai

Ndonëse ligji i “Aloha” nuk u bë zyrtar deri në vitin 1986, origjina e tij është thellësisht e rrënjosur në kulturën amtare të ishullit.

Hawai është qendra më e izoluar e popullsisë në botë: bregu i Kalifornisë është rreth 2400 milje larg dhe Japonia është më shumë se 4.000 kilometra. Ishujt janë të vegjël dhe mund t’i vizitosh brenda një dite të vetme. Pastaj, nuk ka ura që lidhin ishujt dhe madje udhëtimi nga njëri ishull në tjetrin është një sfidë më vete.

Ishulli

Me sa duket, kur nuk ke ku të shkosh, opsioni i vetëm është që të jesh sa më i bashkuar me komunitetin ku jeton.

"Duke qenë i izoluar, historikisht, paraardhësit tanë duhej të trajtonin njëri-tjetrin dhe token me respekt- thotë një historian i ishullit- Për banorët, burimi kryesor i punës janë turistët. Pra, duhet punë kolektive midis familjeve dhe marrëdhënie të dashura dhe respektuese për t’i bërë ata të ndjehen si në shtëpi.”

Hawai

Sipas Zyrës së Prokurorit të Shtetit në Haëai, ligji është kryesisht simbolik, por kjo nuk do të thotë se nuk funksionon.

Nëse një biznesmen apo një zyrtar qeveritar nuk vepron sipas ligjit “Aloha”, ata mund të humbasin biznesin ose të ndëshkohen publikisht. Pra, pasojat janë reale.

Hawai

Shpirti i Alohas është përdorur për të argumentuar se çdokush në Havai duhet të pranojë dashurinë për njerëzimin, ai shkon përtej racës, dallimeve dhe shtetësisë.

Why are generics usually much cheaper


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë