Gazeta Si – Një 22-vjeçar është arrestuar në Shkodër, pasi ishte në kërkim për plagosjen e një 24-vjeçari me armë zjarri.
Policia tha se Ensi Shtubina, u kap me pistoletë me vete në lagjen “Rus” të qytetit verior dhe gjatë operacionit është sekuestruar pistoleta me municionin e saj.
“Nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se ky shtetas ishte me masë sigurie “Arrest në burg”, pasi akuzohet se më datë 23.12.2024, gjatë një konflikti të çastit, në lagjen “Skënderbeg”, ka plagosur me armë zjarri”, thuhet në njoftimin e policisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.