Shendet

ISHP konfirmon raste të reja me grip

Sipas informacioneve të Institutit të Shëndetit Publik që prej fillimit të sezonit të dimrit në vendin tonë ashtu edhe në Europë, mbizotërojnë viruset e  tipit A (rreth 67 për qind e pacientëve) dhe tipi B (rreth 33 për qind e pacientëve). Instituti i Shëndetit Publik bën me dije se  në javën e dytë të këtij muaji rastet e gripit kanë filluar të rriten. Nga monitorimi i ekspertëve vihet re se edhe në Shqipëri ashtu si në Europë kemi një mbizotërim të A/H1pdm09.

https://www.facebook.com/1403099393317094/photos/a.1787432618217101/2240687522891606/?type=3&eid=ARBldKP8sDKpwRzhd9rNKTt7opr4mG94H-qMdYZ6sXd9dOTAmQmhDbMpOYJ6CC0qrv361caHL9nMDp19&__xts__%5B0%5D=68.ARCUIUVKxGq2HC5IlCTdtuRol7QVpxJR14nMjCu-ywcO80Bux7hKAO_xMFb–8mTmhi0Z9w8p529w1Gd9XHEl1HwjIdA3EDu_ylYMo9ol0FCSKx7N4mGUCVt3-TXlS8lkPbjC-mFQlUCjps2rctVRUsOw_wxHdumCZncDTIC7FZB4-V1FUj1Sog38Uby2g8A8gYX0QrJ4eOI1kovFtkX8ivrS4mWyCzDtwiIpxcX5KATn4nBmTUBh_r00cQSkPtBvOgLDbraQSNwbtC5rIzjCwY_s5vA17q7F_d19t3DIAdpeVDzDTxrv9qQblfRRcpv7dnTUFeflmSQlx9ZiWpXQwuD6Knf&__tn__=EHH-R

Në një postim në rrjetin social “Facebook” ISHP ka shpjeguar se janë edhe 216 raste të tjera që janë nën kontroll nga mjekët. Ndër të tjera ISHP bën thirrje qytetarëve të kujdesen për higjienën vetjake dhe të ndjekin gjithmonë informacionet e duhura porsa i përket trajtimit të gripit. Për të qëndruar larg nga virozat e stinës, mjekët shpesh herë bëjnë thirrje që qytetarët të bëjnë vaksinimin e gripit. Vaksina antigrip vepron dhe ofrohet falas për disa grupe të ndryshme, si personat me sëmundje kronike, fëmijët, gratë shtatzëna dhe personelin mjekësor.

Me herët ekspertët  e ISHP kanë bërë me dije se në fillim të vitit kanë qenë rreth 433 raste me grip dhe kërkojnë ndërgjegjësimin e qytetarëve për kujdesin vetiak.

ISHP ka shpjeguar këshillat se si duhet të veprojmë për të mbrojtur veten nga gripi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë