Shqipëria konfirmoi dy raste me koronavirus. Sipas autoriteteve “pacienti 0” në vendin tonë është një 28-vjeçar që është rikthyer në atdhe më 26 shkurt nga qyteti i Firences në Itali, ku mendohet se është infektuar.
Ai ka ardhur me automjet përmes rrugëve tokësore dhe në Shqipëri është futur nga pika e kalimit kufitar të Muriqanit, ndërsa ka infektuar edhe babain e tij, 54 vjeç.
Dy të infektuarit janë banorë në rrugën “Irfan Tomini” në Tiranë dhe Ministria e Shëndetësisë tha se ka identifikuar 14 persona si kontakte të para të tyre. Si masë paraprake për parandalimin e përhapjes së virusit, autoritetet kanë dezinfektuar edhe një aktivitet biznesi familjar që dy personat zotëronin në kryqytet.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



