Politike

Ish-të përndjekurit i kërkojnë Bashës 24 mandate deputetësh

Pas një mbledhje ditën e mërkurë, Unioni Mbarëkombëtar i Integrimit të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politik, i ka depozituar Lulzim Bashës një listë me emra kandidatësh për tu bërë pjesë e listave të PD-së zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Dokumenti i nënshkruar nga Besim Ndregjoni kërkon nga PD-ja përfshirjen e 24 kandidatëve në 12 qarqe në proporcion me numrin e deputetëve, që prodhon një qark.

“Ne sot e kërkojmë këtë parcelë kombëtare të skaliten 4500 emrat e të pushkatuarve dhe të zhdukjes së kufomave të tyre. Kjo i shërben identitetit kombëtar. Kjo tregon identitetin e Partisë Demokratike si Parti e djathtë. Prandaj, erdhëm këtu t’ju dorëzojmë kërkesën për vendim. Aktivi Kombëtar vendosi të bëjë propozimet për të qenë pjesë e politik-bërjes në zgjedhjet e ardhshme”, tha Ndregjoni


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë