Futboll

Ish-sulmuesi i Milanit shpallet “Bidone d’Oro 2018”

Është trofeu që asnjë futbollist nuk e dëshiron dhe gjithë karrierën e tyre do të donin ta shmangnin. Është një titull që jepet me nota të forta ironie dhe për çdo lojtarë mbetet si një njollë në karrierë. Po flasim për trofeun “Kazani i artë” që jepet çdo vit për lojtarin më të dobët të sezonit. Për këtë sezon ky trofe u meritua plotësisht nga ish-sulmuesi i Milanit, Nikola Kaliniç. Kroati erdhi me një bujë të madhe verën e 2017-ës te Milan nga Fiorentina, ku një sezon më parë kishte bërë shumë mirë. Por në asnjë moment gjatë gjithë kampionatit të shkuar, Kaliniç nuk u ngrit dot në nivelin e pritshmërive që kishin drejtuesit, por edhe tifozët kuqezinj.

Në 31 ndeshje në Serinë A, Nikola Kaliniç shënoi vetëm 6 gola dhe 5 asiste. Por më shumë se sa këta gola dhe asiste, nga Klainiç tifozët e Milanit më shumë mbajnë mend gafat e tij të panumërta. Gabime me portën boshë, gjuajte të dështuara, apo dyluftime të humbura, janë vetëm disa nga gabimet që kanë mbetur në memorien e milanisteve dhe bën që Kaliniç “ta meritojë” trofeun “Bidone d’oro 2018”.

https://www.youtube.com/watch?v=lRvOx6CYsbw

Por Klainiç nuk e mori këtë trofe famëkeq vetëm për shkak të performancës me Milanin. Edhe aventura e tij me kombëtaren e Kroacisë ishte një dështim total. Kaliniç refuzoi të futej në lojë nga stoli gjatë grupeve të Kupës së Botës dhe për këtë arsye u dërgua në shtëpi nga trajneri Daliç. Pra edhe kur ekipi i tij ka sukses, Kaliniç di shumë mirë se si mos të jetë pjesë e atij suksesi. Në duelin për “Bidone d’oro 2018” Kaliniç mposhti ish-shokun e skuadrës te Milan, Andre Silvën dhe sulmuesin e Romës, Patrik Shik.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë