Gazeta Si – Ish-ministri i Energjetikës Damian Gjiknuri është marrë në pyetje për rreth 6 orë në SPAK këtë të premte, por pasi ka dalë prej andej pak para orës 16:00, nuk ka pranuar të tregojë se për çfarë ishte thirrur.
Ai nuk ka pranuar të japë më shumë detaje për mediat, se për çfarë është pyetur, teksa tha se shpjegimet i ka dhënë për prokurorinë dhe se nuk ka asnjë informacion më shumë për mediat.
“Shpjegimet i dhashë për prokurorinë nuk kam ndonjë informacion për mediat. Është sekret hetimor, mund të jenë edhe çështje të tjera. Po pse këtu i doni përgjigjet ju. 6 orë punë të tyre këtu do t’i vlerësoni”, u shpreh Gjiknuri.
Kjo është hera e dytë që ish-ministri paraqitet në SPAK. Deputeti socialist u paraqit në SPAK edhe të premten e kaluar, kur iu përgjigj interesit të prokurorëve lidhur me një kallëzim të bërë prej tij në 2017 kur ishte ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë.






Kallëzimi i ish-ministrit u bë për abuzime në projektin e rrugës Tiranë-Elbasan, pas shkeljeve të konstatuara nga një raport auditi i ministrisë së Infrastrukturës.
Teksa nuk dihet ende se për çfarë dosje hetimore është kërkuar paraqitja e tij këtë të premte, mësohet se Gjiknuri është shfaqur pa praninë e avokatit në SPAK.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.