Bota

Ish-menaxherja dëshmon kundër Fb në Senat: Ndërhyni, është si duhani ose droga

“Kur qeveria kuptoi se pirja e duhanit është e dëmshme për shëndetin, ajo ndërhyri. Kur u bë e qartë se rripat e sigurimit shpëtojnë jetë, qeveria detyroi industrinë e automobilave t'i miratonte ato. Kur drogat opioide u panë të krijonin varësi, politika ndërhyri. Ju lutem ta bëni këtë edhe tani përballë dëmit social të shkaktuar nga Facebook”.

Frances Haugen, ish-menaxherja 37-vjeçare e Facebook, e cila hodhi akuza të rënda ndaj platformave të drejtuara nga Mark Zuckerberg me një dosje të dorëzuar në "Wall Street Journal", dëshmoi para një nënkomiteti të Senatit të SHBA-ve.

Akuzat u përqendruan mbi të gjitha në marrëdhënien që të rinjtë kanë me mediat sociale: 6% e fëmijëve do të ishin të varur nga Instagrami sipas saj, deri në pikën e "dëmtimit material".

Hulumtimi në Facebook tregon se më shumë se 6% e fëmijëve pranojnë se janë aq të varur nga Instagrami, saqë shoqëria "dëmton materialisht" shëndetin e tyre dhe “performancën e tyre akademike”,  i tha Senatit ish-menaxherja e produkteve të Fb, Frances Haugen.

Sipas saj, përqindja mund të jetë më e lartë. Ndër dëmet e cituara nga ish-punonjësja, është anoreksia. Haugen tha se nuk beson se Facebook do të pezullojë programin "Instagram Kids", platformën e aj për përdoruesit adoleshentë.

"Do të isha vërtet e befasuar nëse ata nuk do të vazhdonin të punonin në Instagram Kids dhe do të isha e habitur nëse nuk do ta bënim këtë bisedë përsëri brenda një viti", - shtoi ajo.

Ndërkohë, Marck Zuckerberg mori mbrojtje të fortë të Facebook-un në një shënim për punonjësit pas akuzave nga "spiunia" Frances Haugen, të cilat ai beson se "nuk kanë kuptim".

"Ne jemi thellësisht të shqetësuar, - shkruan ai, - për çështje të tilla, si siguria, mirëqenia dhe shëndeti mendor. Është e vështirë të shohësh një person që përfaqëson keq punën tonë dhe motivimet tona. Në nivelin më themelor, mendoj se shumë prej jush nuk e njohin imazhin e rremë të shoqërisë që është pikturuar".

"Argumenti që ne shtyjmë qëllimisht për përmbajtje fitimi, që i zemëron njerëzit, është thellësisht jologjike, - thotë Mark Zuckerberg. - Ne bëjmë para me reklama dhe reklamuesit na thonë vazhdimisht se nuk duan që reklamat e tyre të jenë afër përmbajtjes dashakeqe. Unë nuk di ndonjë kompani teknologjike që dëshiron të bëjë produkte që i zemërojnë njerëzit ose t’i bjë për depresion. Stimujt moral të biznesit dhe produktit, tregojnë të gjitha në drejtim të kundërt".


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë