Gazeta Si - Ish-kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj është dënuar me 2 vite burgim për tjetërsim pronash, që për shkak të gjykimit të shkurtuar do të vuajë përfundimisht 1.4 vite burg.
Po ashtu, GJKKO ka dhënë dënim plotësues për Frrokajn, që për 5 vite i hiqet e drejta që të ushtrojë funksione publike.
Frrokaj dhe 15 ish-zyrtarë të tjerë të Bashkisë së Lezhës, akuzohen se kanë bërë tjetërsimin e 234 mijë metrave tokë në bregdetin e Ranës së Hedhun në Shëngjin.
Hetimet për tjetërsimin e pronave në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin kanë nisur në vitin 2017-të, kur në prokurori u denoncua tjetërsimi i 234 mijë e 548 metër katrore tokë shtetërore ranishte.
Fillimisht në këtë çështje së bashku me ish- kryebashkiakun u arrestuan edhe 22 persona të tjerë, por në gjykatën e shkallës së parë Lezhë dosja u dërgua për 18 persona, nga të cilët vetëm një u shpall i pafajshëm.
Mësohet se bëhet fjalë për tjetërsimin e 23. 548 metër katrore tokë shtetërore ranishte në zonën e Ranës së Hedhun, e cila ishte tjetërsuar me dokumente të falsifikuara.
Në lidhje me këtë çështje sipas prokurorisë gjykata ka vendosur dhe asgjësimin e praktikave për këtë pronë dhe rikthimin e saj ne gjendjen e mëparshme, pra në tokë shtet, por Kadastra nuk e ka zbatuar vendimin e Gjykatës së Lezhës, ndaj dhe kanë nisur hetimet, duke sjellë dhe pezullimin e 11 punonjësve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.