Drejtësia

Ish-kryebashkiakja e Gjirokastrës dënohet me 1 vit burg për shpërdorim detyre

Ish-kryebashkiakja e Gjirokastrës, Zamira Rami është dënuar me një vit burg, por dënimi i saj është konvertuar në detyrim për të kryer punë me interes publik.

SPAK e akuzoi Ramin se në kundërshtim me ligjin, ka kryer veprime që kanë sjellë prishjen e dy pronave private gjatë realizimit të dy projekteve, një prej të cilave në kuadër të Rilindjes Urbane.

Shkeljet janë kryer gjatë zbatimit të projektit për Rikonstruksionin e rrugës Kryqëzim me rrugën nacionale (Postbllok) – Sheshi i Çerçizit” si dhe për ‘Rikualifikimin e hapësirave publike dhe rrugës hyrëse pranë Memorialit të Rilindësve në Gjirokastër.

Hetimi për Zamira Ramin kishte nisur më herët nga Prokuroria e Gjirokastrës, por ajo shpalli moskompetencë, duke ia deleguar SPAK-ut si çështje.

Sipas dy pronarëve, të cilët e kallëzuan Ramin, shembja e objekteve është kryer pa marrë një vendim shpronësimi për këto pasuri.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë