Futboll

Philipp Lahm bojkoton Katarin: U punua në kushte çnjerëzore

Organizimi i botërorit në Katar ka sjellë shumë kritika, sidomos për kushtet që punonjësit kanë pasur për të ndërtuar stadiumet ku do luhet Kupa e Botës.

“The Guardian” ka raportuar më herët se 6500 vdekje në fillim të vitit. Ish-kapiteni i Gjermanisë Philipp Lahm i është bashkuar kritikëve, duke marrë vendimin për të bojkotuar botërorin e këtij viti.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, ka treguar se do ta ndjekë nga shtëpia Gjermaninë e tij.

“Unë nuk jam pjesë e delegacionit dhe nuk do të fluturoj atje si tifoz. Kështu që preferoj ta ndjek turneun nga shtëpia. Të drejtat e njeriut duhet të respektohen. Nëse një shteti i jepet kontrata që rezulton ndër më të këqijat në këtë aspekt, këto gjëra duhet të diskutohen. Edhe vetë futbollistët duhet të jenë kritikë për atë çka ka ndodhur në Katar”-tha ai.

Amnesty International ka paraqitur një peticion në FIFA me 280.000 nënshkrime nga mbarë bota për të përmirësuar kushtet për punëtorët, por diçka e tillë nuk u mor parasysh. (Supersport)


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë