Analize

Ish-guvernatori i Hong Kongut: Udhëheqësve të Kinës nuk u zihet besë

Nga Chris Patten - Kur isha guvernator i Hong Kongut, një nga kritikët e mi më të zhurmshëm ishte Sir Percy Cradock, një ish-ambasador britanik në Kinë. Cradock gjithmonë argumentonte se Kina nuk do të thyejë kurrë premtimet e saj solemne, të memorizuara në një traktat të paraqitur në Kombet e Bashkuara, për të garantuar shkallën e lartë të autonomisë dhe mënyrës së jetesës së Hong Kongut për 50 vjet pas kthimit të qytetit nga sovraniteti britanik, në kinez,  më 1997 .

Cradock tha njëherë  se megjithëse udhëheqësit e Kinës mund të jenë “diktatorë banditë”, ata ishin “burra të  fjalës”  dhe mund “t’u zihet besë se e bëjnë atë që premtojnë”. Në ditët e sotme, kemi prova dërrmuese të së vërtetës së gjysmës së parë të këtij vëzhgimi.

Diktatura e Presidentit Kinez Xi Jinping është padyshim bandite. Merrni parasysh politikat e tij  në Xinjiang. Shumë avokatë ndërkombëtarë argumentojnë se burgosja e mbi një milion Ujgurëve Myslimanë, sterilizimi i detyruar dhe aborti dhe puna e skllevërve përmbushin përkufizimin e OKB-ë  për gjenocidin. Ky shtypje e ligë shkon përtej banditizmit.

Një studim i fundit i Institutit të Politikave Strategjike Australiane bazuar në imazhet satelitore tregon se Kina ka ndërtuar 380 kampe internimi në Xinjiang dhe 14 ende në ndërtim e sipër. Duke mohuar fillimisht se këto kampe ekzistonin, disa zyrtarë kinezë tani pretendojnë se shumica e njerëzve të ndaluar në to tashmë janë kthyer në komunitetet e tyre. E  qartë që,  kjo është larg së vërtetës.

Pra, ç’bëhet  me Xi dhe aparatçikët e tij që janë “ burra të  fjalës”? Mjerisht, ajo pjesë e përshkrimit të Cradock nuk ka asnjë bazë në realitet. Gjëja e fundit që bota duhet të bëjë është të besojë në Partinë Komuniste të Kinës. Katër shembuj të lojës së dyfishtë dhe gënjeshtrës së udhëheqjes kineze - katër nga shumë - duhet ta bëjnë të qartë për të gjithë.

Së pari, merrni parasysh pandeminë me burim nga Kina COVID-19, e cila ka vrarë pothuajse një milion njerëz në të gjithë botën dhe ka shkatërruar vendet e punës dhe jetesën në një shkallë të tmerrshme në muajt e fundit. Pas epidemisë SARS 2002-03, e cila gjithashtu filloi në Kinë, Organizata Botërore e Shëndetësisë negocioi me anëtarët e saj - përfshirë Kinën - për të krijuar një sërë udhëzimesh të njohura si Rregulloret Ndërkombëtare të Shëndetit. Sipas këtyre rregullave, veçanërisht nenit 6, qeveria kineze është e detyruar - si të gjithë nënshkruesit e tjerë të marrëveshjes - të mbledhë informacion mbi çdo emergjencë të re të shëndetit publik dhe ta raportojë atë tek OBSH brenda 24 orëve.

Por krejt ndryshe, siç ka theksuar profesori i Universitetit të Otavës, Errol Patrick Mendes, një avokat i shquar ndërkombëtar për të Drejtat e Njeriut, Kina “shtypi, falsifikoi, dhe  ngatërroi të dhëna dhe i mbajti lajmërimet paraprake për infektimet deri  në dhjetor”,  vitin e kaluar.

Si rezultati koronavirusi u bë një kërcënim shumë më i madh sesa do të kishte qenë ndryshe. Ky është koronavirus i Partisë Komuniste të Kinës, sepse partia i heshti mjekët trima kinezë kur ata u përpoqën të ngrinin alarmin  mbi atë që po ndodhte.

Ish Presidenti i ShBA-së Barack Obama gjithashtu mund të dëshmojë mungesën e besueshmërisë së Xi-së. Në shtator 2015, Xi siguroi Obamën se Kina nuk po ndiqte militarizimin në dhe përreth ishujve Spratly në Detin e Kinës Jugore.

Por ky ishte një premtim me karakteristikat komuniste kineze: ishte plotësisht i pavërtetë. Imazhet satelitore të lëshuara nga Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare, një institucion studimor amerikan, sigurojnë prova bindëse se ushtria kineze ka vendosur bateri të mëdha të armëve anti-ajrore në ishujt. Në të njëjtën kohë, marina kineze ka përplasur dhe fundosur anije vietnameze të peshkimit në këto ujëra dhe ka testuar raketa të reja anti-ajrore atje.

Një shembull i tretë i pandershmërisë së CPC është sulmi i tij frontal ndaj autonomisë, lirisë dhe sundimit të ligjit të Hong Kongut. Hong Kongu përfaqëson të gjitha ato aspekte të një shoqërie të hapur që komunistët kinezë, megjithë besimin e pretenduar në totalitarizmin e tyre teknologjik, i konsiderojnë si një kërcënim ekzistencial për shtetin e mbikëqyrjes që ata kanë krijuar.

Xi ka shuar pra premtimet që Kina i bëri Hong Kongut  dhe bashkësisë ndërkombëtare në Deklaratën e Përbashkët të vitit 1984 (dhe më pas) se qyteti do të vazhdonte të gëzonte liritë e tij deri në vitin 2047. Për më tepër, ligji që vendosi Kina për t’i hequr  lirinë  Hong Kongut ka shtrirje ekstra-territoriale. Neni 38 i Ligjit të Sigurisë Kombëtare mund të zbatohet për këdo në Hong Kong, Kinë kontinentale, ose ndonjë vend tjetër. Kështu, për shembull, një gazetar amerikan, britanik ose japonez që shkroi ndonjë gjë në vendin e tij ose të saj duke kritikuar politikën e qeverisë kineze në Tibet ose Hong Kong, mund të arrestohej nëse ai ose ajo do të vinte këmbë në Hong Kong ose Kinë.

Më në fund, mund të shtojmë premtimet e prishura të tregtisë dhe investimeve të Kinës, të cilat përmbysën si letrën ashtu edhe frymën  e asaj që zyrtarët e PKK-së kishin premtuar më parë. Diplomacia tregtare shtrënguese e Kinës përfshin kërcënime për të mos blerë eksporte të vendeve , qeveritë e të cilave kanë guximin t’i qëndrojnë ballë Xi-së. Kjo ka ndodhur me Norvegjinë, Australinë, Korenë e Jugut, Japoninë, Gjermaninë, Mbretërinë e Bashkuar, Francën, Kanadanë, Shtetet e Bashkuara dhe të tjerët. Rezultati përfundimtar është shpesh më pak sesa Kina kishte kërcënuar, por jo para se një industri ose sektor ekonomik t’i  ishte lutur qeverisë së saj të tërhiqet.

Një gjë është e qartë: bota nuk mund t’i besojë diktaturës së Xi-së. Sa më shpejt ta njohim këtë dhe të veprojmë së bashku, aq më shpejt kokorroçët  e Pekinit do të duhet të sillen më mirë. Bota do të jetë më e sigurt dhe më e begatë./Project Syndicate

*Chris Patten, guvernatori i fundit britanik i Hong Kongut dhe një ish-komisioner i BE për Punët e Jashtme, është Kancelar i Universitetit të Oksfordit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë