Drejtësia

Ish-drejtori i RTSH-së Thoma Gëllçi dhe 3 vartësit e tij lihen në burg

Ish-drejtori i RTSH-së, Thoma Gëllçi dhe tre punonjës të këtij institucioni do të mbeten në burg. Gjykata e Posaçme nuk e ka ndryshuar masën e sigurisë për katër të ndaluarit, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre.

Thoma Gëllçi u arrestua më 8 tetor 2021 së bashku me tre punonjës të TVSH, anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave. 

Sipas Prokurorisë, ish-zyrtari i lartë i televizionit publik, i cili financohet nga buxheti i shtetit, akuzohet për shkeljet e konstatuara në procedurën e hapur të prokurimit me objekt blerje pajisjesh për kanalin RTSH -gro, me fond rreth 87 milionë lekë të zhvilluar në datën 9 nëntor 2018.

Gëllçi i cili është shkarkuar nga detyra në vitin 2018 kur edhe ndodhën shkeljet, sipas SPAK, akuzohet se ka kryer veprën penale ''shpërdorim detyre", pasi me veprimet dhe mosveprimet e tij ka lejuar parregullsi dhe shkelje në procedurën e tenderit.

Për të njëjtën çështje në pranga kanë rënë edhe tre punonjësit e RTSH-ë, Julian Tapia, Alban Malaveci dhe Ervin Muraj me akuzën "shkelje të barazisë në tenderë".

Po ashtu, KLSH ka konstatuar sipas SPAK, se oferta e dhënë nga kompania e shpallur fituese nuk përmbushte kriteret dhe duhej eliminuar që në fillim, por në vend të këtij vendimi, Gëllçi dhe tre anëtarët e KVO-së e kanë shpallur tenderin të rregullt.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë