Sociale

Isa Mustafa infektohet me koronavirus

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, njoftoi se është infektuar me koronavirus. Infektimi i Mustafës, deri më tani zyrtari më i lartë i prekur në Kosovë, vjen vetëm një javë pas takimit me kryeministrin Edi Rama në Prishtinë.

Përmes një postimi në Facebook, Mustafa tregoi simptomat që ka dhe u bëri thirrje qytetarët që të kenë "kujdes maksimal" nga koronavirusi.

"Përveç një plogështie, nuk vërej ndonjë shqetësim tjetër shëndetësor. Anëtarët e tjerë të familjes nuk janë të prekur. Ditët në vijim do të jem i izoluar", tha Mustafa.

Përveç tij, disa figura të tjera politike kanë njoftuar se janë infektuar me koronavirus, përfshirë edhe disa deputetë nga LDK-ja dhe Partisë Demokratike e Kosovës. Mustafa ka të ngjarë të mos jetë i vetmi i infektuar në radhët e qeverisë, për shkak të takime të shumta me kabinetin qeveritar.

Që prej 13 marsit kur janë paraqitur rastet e para e deri më 9 korrik, në Kosovë janë regjistruar gjithsej 4,307 raste me koronavirus. Prej tyre, 94 kanë humbur jetën dhe 2,095 janë shëruar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë