Politike

Isa Mustafa fiton betejën me koronavirusin

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka njoftuar sot se është shëruar plotësisht nga Covid-19, pas infektimit tre javë më parë.

Ai ka falënderuar të gjithë ata që janë lutur për shëndetin e tij, por nuk i ka kursyer disa fjalë për ata që i kanë uruar vdekjen.

“Miq të nderuar, kishte edhe nga ata që duartrokitën kur u sëmura dhe më uruan vdekjen. Pati nga ata që sajuan varrimin tim virtual në rrjetet sociale dhe më tmerruan një pjesë të familjes. Edhe këtyre iu uroj shëndet; fëmijëve dhe familjeve të tyre! Fati ynë është që tjetërkush vendosë për jetën tonë, ndërsa me disa merret drejtësia”, ka shkruar Mustafa.

Mustafa u ka uruar shërim të shpejtë të gjithë atyre që janë të prekur me këtë sëmundje dhe u ka shprehur ngushëllime të gjithë atyre që kanë humbur të afërmit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë