Ekonomi

Irlanda me buxhet të majmë për të përballuar BREXIT

Paul Hannon-Irlanda po rritet më shpejtë se çdo ekonomi tjetër europiane,por buxheti që do të akordojë qeveria e saj do të jetë shumë i kujdesshëm për një arsye: Brexit.

Lidhja e ngushtë tregtare dhe financiare me Mbretërinë e Bashkuar do të thotë që largimi i Britanisë nga Bashkimi Europian përbën një kërcënim më të madh për ekonominë irlandeze në krahasim me  26 anëtarët e tjerë të bllokut.

Mbretëria e Bashkuar nuk ka nënshkruar ende një marrëveshje tërheqjeje me BE-në, duke e bërë të ardhmen shumë të pasigurt për marrëdhëniet Mbretëri e Bashkuar-BE. Të dyja palët janë duke intensifikuar negociatat për të zgjidhur dy çështje të rëndësishe, të dyja kritike për Irlandën: si të evitohet kufiri fizik pas Brexit mes Irlandës dhe Irlandës së Veriut dhe forma e ardhshme e marrëdhënieve tregtare mes BE-së dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Përçarja ekonomike do të jetë më e madhja nëse Mbretëria e Bashkuar do të lërë Bllokun marsin e ardhshëm pa një marrëveshje mbi tregtinë, dhe pa një periudhë në të cilën bizneset mund të adoptohen ndaj barrierave dhe rregullave të reja.

Pas një rënieje një dekadë më parë, Irlanda ka rikuperuar duke u kthyer në një nga ekonomitë me rritje më të shpejtë. Tanimë qeveria pret një rritje prej 7.2% në 2018-ën, duke qenë ekonomia me rritje më të shpejtë në Europë.

Zyrtarët irlandezë pranojnë se kjo masë është e lartë dhe vjen si rezultat i aktiviteteve të menaxhimit të taksave të shumë bizneseve ndërkombëtare me qendër në Irlandë, duke përfshirë gjigandët e teknologjisë amerikane si Apple, Facebook dhe Google Alphabet Inc. Ata po ashtu shohin një rritje të kohëve të fundit në të ardhurat tatimore nga fitimet e kompanive si një rregullim i mundshëm i përkohshëm ndaj ndryshimeve të fundit të tarifave të SHBA-ve.

Qevria ka deklaruar se në buxhetin e 2018-ës, parashikohen dis shkurtime taksash  dhe disa shpenzime publike do të rriten. Por do të theksojë nevojën për të balancuar librat në mënyrë që të jenë në gjendje t’i përgjigjen ndonjë pengese të papritur, pasi Mbretëria e Bashkuar të largohet nga BE.

Duke i folur anëtarëve të të partisë së tij, Kryeministri Irlandez Leo Varadkar tha se buxheti për  2019 do të jetë “Prova -Brexit.”

“Ne do të ekuilibrojmë librat,” tha ai. “Kështu që nëse ne do të kemi nevojë të marrim hua pas Brexit, ne do të jemi në gjendje ta bëjmë. Ne do të kemi një fond emergjence që na lë hapësir për të ndihmuar bizneset dhe fermat për t’u përshtatur me situatën e re nëse do të jetë e nevojshme. “

Ky është një qëndrim jashtëzakonisht i kujdesshëm i Z. Varadkar në një kohë kur ai do të përballet me zgjedhjet e përgjithshme në 12 muajt e ardhshëm dhe një buxhet të majmë që ofron një mundësi për të rritur pagën e votuesve përmes taksave dukshëm më të ulëta.

Partisë së Z. Varadkar, Fine Gael i mungon maxhoranca në parlamentin Irlandez, dhe qeveris nën një marrëveshje me partinë e  opozitës Fianna Fáil Partia. Nëse një marrëveshje e re nuk mund të negociohet, do të nevojiten zgjedhje të reja.

Në një raport të korrikut, Fondi Monetar Ndërkombëtar vlerësoi se ekonomia e Irlandës do të ishte 2.5% më e vogël nëse Mbretëria e Bashkuar  do të binte dakord për një marrëveshje të re të tregtisë së lirë me BE-në dhe 4% më e ulët nëse nuk do të kishte një marrëveshje të tillë.

Në dy buxhetet që Mbretëria e Bashkuar votoi për të lënë bllokun, qeveria irlandeze ka njoftuar një seri programesh për të ndihmuar bizneset të përgatiten për Brexit, duke përfshirë një skemë kredie prej 300 milion euro. Në muajt e fundit ajo u kërkoi drejtuesve të përgatiten për një ndarje jo-marrëveshje, por një studim i qershorit i bizneseve të vogla dhe të mesme zbuloi se vetëm 28% kishin një plan të mundshëm post Brexit në vend.

*Burimi: Wall Street Journal


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë