Futboll

Inzagi kërkon sa më parë Asllanin, talenti kuqezi drejt Interit

Gazeta Si - Firma e rinovimit është formalitet, njoftimi do të vijë shpejt. Simone Inzagi ishte dje në selinë e Interit për një temë tjetër, atë të merkatos. Ai ka folur me administratorin Bepe Marota dhe ka dhënë miratimin edhe për Kristian Asllanin.

Trajneri i Interit është i bindur se Asllani dhe Belanova i shërbejnë skuadrës, ndaj dhe ka kërkuar që këto operacione të mbyllen sa më shpejt.

Kristian Asllani. Gazeta Si, 7 qershor 2022

Mesfushori elbasanas është i angazhuar me Kombëtaren aktualisht dhe kur të kthehet në Itali do ta gjejë veten një lojtar të Interit.

Për Asllanin ka edhe një interesim nga Milani dhe specifikisht nga Paolo Maldini. Drejtuesi kuqezi e vlerëson shumë 20-vjeçarin.

Inzagi e sheh Asllanin si zëvendësuesin ideal për Borzoviçin. Bisedimet me Empolin, pas ‘ok’-it të Inzagit, pritet të avancojnë me shpejtës. Mbyllja e tyre madje duket çështje orësh.

Emra të tjerë të merkatos së Interit në hyrje janë mesfushori Loftus-Çik dhe mbrojtësi Bremer.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë