Futboll

Investitorët arabë në futbollin italian, ky është klubi që po vëzhgohet

Shumë shpejt do të kemi një klub italian me pronarë sheik nga gjiri Arab. Bëhet fjalë për klubin e Romës, i cili duket se është një dëshirë e investitorëve nga Katari për ta marrë në pronësi.

“Ka pasur negociata, jo përmes kanaleve zyrtare, por përmes atyre private. Se në çfarë pikë është kjo tratativë ende nuk dihet.” Kështu është shprehur një burim i kualifikuar që ka shtuar akoma dhe më shumë zërat në lidhje me thashethemet që e çojnë Romën drejt një pronësie sheikësh. Kontaktet, shpjegon burimi i “CdS”, nuk kanë kishte ndodhur direkt me “Qatar Sports Investment”, fondin e Emiratit të Katarit për investime sportive, por me një "kompani private".

Në këtë skenar, ende nuk është e qartë, pozita e presidentit të fondit “Qatar Sports Investment” dhe klubit parizien PSG, Nasser Al-Khelaifi. "Ai do të ishte njeriu që gjithmonë do të kishte në dorë fjalën e fundit", thotë burimi i cili shton: "Ka patur negociata, por askush nuk e di se sa larg kanë shkuar". Roma, nga ana e saj, vazhdon të mohojë çdo interes të investitorëve arab.

Historia e bashkimit të mundshëm midis parave të Katarit dhe AS Romës ishte gjithashtu subjekt i takimit më 3 prill midis kryeministrit italian Giuseppe Conte dhe emirit të Katarit, Tamim bin Hamad Al Thani, me rastin e vizitës së kryeministrit në Doha. Edhe pse në formë shakaje, ai tha: "Kam dëgjuar që ju jeni gati për të blerë Romën". Al Thani, ndoshta i habitur pas këtyre fjalëve të kryeministrit italiani nuk tha asgjë, por vetëm reagoi duke buzëqeshur.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë