Gazeta Si - Sulmuesi polak do të largohet në verë nga Bajerni. Me shumë mundësi do të shkojë në La Liga, ku ka një intrigë mes Realit dhe Barcelonës. Katalanasit prej pak ditësh kanë konkurrentë të fortë.
Levandovski ikën nga Bajerni. Kontrata e tij skadon në vitin 2023 dhe bavarezët mund të vendosin ta shesin, që të mos e humbin me parametra zero. Sulmuesi dëshiron të luajë në Spanjë, ku beson se mund të fitojë “Topin e Artë”.

Për momentin janë dy rrugët e tij për të shkuar në Spanjë: Barcelona dhe Real Madrid. Një intrigë e vërtetë merkatoje, që lindi pasi madrilenët nuk firmosën me Kilian Mbape.
Ditët e fundit Barcelona i ka bërë një ofertë zyrtare Bajernit. Një ofertë prej 32 milionë eurosh, duke përfshirë edhe bonuset. Bavarezët e konsiderojnë shumë të ulët, ata kërkojnë të paktën 40 milionë euro pa bonuset.
Ka megjithatë një alternativë. Katalanasit nuk po gjejnë akordin me Gavin dhe mund ta përfshijnë në tratativat për Levandovskin. Lojtari 17-vjeçar vlerësohet shumë nga Nagelsman, trajneri i Bajernit.
Shkëmbimi i mundshëm bën që të dy klubet të mos humbin asgjë me parametra zero. Kjo pistë shihet si më e mundshmja.
On the pitch, @lewy_official scored 41 goals in the 2020/21 @Bundesliga_DE season for @FCBayern, surpassing Gerd Muller's record
— Laureus (@LaureusSport) April 24, 2022
Off it, in his role as a @UNICEF ambassador he has visited refugee camps in Syria and made donations to help families on the ground in Ukraine pic.twitter.com/LJJpXcJino
Sipas “Cadena Ser”, Pini Zahavi, prokuratori i Levandovskit, ia ka propozuar lojtarin Realit të Madridit, pas dështimit të pistës Mbape.
Reali po mendohet, edhe pse plani i drejtuesve të tij është për të marrë lojtarë më të rinj në moshë. Shtypi gjerman shkruan se prioriteti i Levandovskit është Barcelona. Por duhet parë si do të shkojë kjo intrigë, sepse 32 milionë euro nuk mjaftojnë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.