Futboll

Intrigat e fundit në merkato, Interi nis sulmin final për Sançez

Interi i kësaj verë është ekipi italian më aktiv në merkato. Zikaltërit, kanë bërë disa ndërhyrje të rëndësishme në blerje këtë verë, ku sigurisht ai që kryeson është Romelu Lukaku. Por belgu, nuk do të jetë i vetmi “djall” që do të vishet zikaltër këtë verë. Për mediet italiane është thuajse e kryer arritja e marrëveshjes mes Interit dhe sulmuesit kilien, Aleksis Sançez.

30-vjeçari kilien i marrë me shumë bujë nga Mançester Junajtid dy vite më parë, ku u bë dhe lojtari më i paguar i ekipit, duket se tashmë nuk ka më vend në ekipin e Solskjaer. I nxjerrë në merkato, kilieni ka zgjedhur si denstinacionin e radhës për ta vazhduar karrierën në Milano te Interi.

Formula e kalimit të sulmuesit në Serinë A do të jetë mbi bazën e një huazimi me të drejtë blerje në fund të sezonit. Interi do të detyrohet të paguaj 20 milionë për Sançez në qershorin e vitit 2020, teksa në fillim do i jap Mançesterit 8 milionë euro, me këta të fundit që do të impenjohen duke i paguar 30% të rrogës së lojtarit.

Foto ilustruese, Ikardi drejt Napolit - Gazeta Si, 19 gusht 2019

Lajme të rëndësishme merkatoje, Interi prodhon edhe për ish-kapitenin, Mauro Ikardi. Argjentinasi i destinuar për tu larguar në Milano, ende nuk e ka gjetur ekipin se ku do ta vazhdojë karrierën. Napoli ka bërë ofertën e fundit 65 milionë euro dhe pret përgjigjen e Ikardit. Ndërsa ky i fundit po pret edhe një lëvizje finale nga Juventus, që për momentin nuk është e gatshme të shpenzojë më shumë se 60 milionë euro për sulmuesin.

Foto ilustruese, Mario Baloteli me fanellen e Breshias - Gazeta Si, 19 gusht 2019

Bardhezinjtë duhet të zgjidhin brenda këtyre ditëve edhe çështjen e disa lojtarëve që janë jashtë projektit Sarri, me huazimi, por edhe më shitje. Për Napolin nga ana tjetër sot mund të jetë dita finale e firmës me Lorenten. Spanjolli pa kontratë ishte shumë afër Fiorentës pak ditë parë, por duket se ka zgjedhur të shkojë në Napoli. Sakaq një lajm që ka pushtuar faqet e para të medieve italiane ka të bëjë edhe më Mario Balotelin. Sulmuesi italian është rikthyer në qytetin e tij të lindjes, Breshia, ku ka firmosur për 2 sezone.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë