Futboll

Intriga te Bajerni/ Largohet si ‘spiun’ trajneri i portierëve, mik i Nojerit

Gazeta Si – Trajnerit të portierëve te Bajerni, Tapaloviç, një mik i ngushtë i kapitenit të bavarezëve Manuel Nojer, nuk i ka ngjitur shumë me Nagelsman. Ky i fundit është irrituar për thashethemet e dhomës së zhveshjes, ndërsa klubi e ka pushuar nga puna.

Ndonjë indicie, që mund të jetë edhe një provë. Ose të paktën një dyshim. Te Bajerni janë të shqetësuar për të ardhmen e Manuel Nojer, i dëmtuar teksa bënte ski. Në Gjermani janë të shumtë ata që dyshojnë për rikthimin e portierit 37-vjeçar, të paktën jo si titullar.

‘Tërmeti’ i fundit bavarez konfirmon se ekuilibrat po ndryshojnë. Bajerni sharkoi papritur nga puna Toni Tapaloviç, që prej 11 vitesh e gjysmë trajnon portierët. Ai që e solli në klubin më të madh gjerman ishte pikërisht Nojer, i cili me Tapaloviç ishte shok skuadre te Shalke.

Nojer dhe Tapaloviç. Gazeta Si, 24 janar 2023

Shumë e konsiderojnë Tapaloviç si "gjeniun pas Nojerit”. Nëse portieri ka pasur një mënyrë të re për të interpretuar rolin, merita është edhe e Tapaloviç, që ka pasur një filozofi loje ndryshe. "I dashur Toni, sot përfundon një erë, - ka shkruar Nojer në rrjetet sociale. – Pas 11 vitesh ikën një pioner i lojës moderne të portierit dhe një njeri i madh”.

Tapaloviç është surprizuar nga fakti që më shumë se një dekadë punë përfundoi kështu papritur. Motimin e largimit të tij e ka shpjeguar drejtori sportiv i Bajernit, Salihamixhiç: "Disa vizione të ndryshme për mëyrën e interpretimit të bashkëpunimit kanë sjellë ndarjen". Referimi, edhe pse indirekt, ka të bëjë me Julian Nagelsman, që me Tapaloviç nuk ndihej mirë.

Trajneri i Bajernit duket se ka vënë re me bezdi se disa biseda të tij me stafin teknik dilnin jashtë. Dhe dyshimet e tij janë se Tapaloviç ia thoshte të gjitha mikut Nojer dhe ky i fundit ndante gjithçka me lojtarët. Ditët e fundit trajneri i portierëve kishte marrë kritika të ashpra. Aleksander Nubel, që Bajerni e ka huazuar te Monako, është ankuar për raportin inekzistent me Tapaloviç.

Vendimi për të pushuar nga puna Tapaloviç mund të interpretohet edhe si fillimi i fundit të erës ‘Nojer’.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë