Futboll

Interi vjen në Tiranë më 16 korrik, miqësore me Partizanin

Gazeta Si – Për tifozët e Interit në Shqipëri ka edhe një lajm tjetër të bukur, përveç fitores në derbin me Milanin. Skuadra e tyre e zemrës do të jetë në Tiranë më 16 korrik për një ndeshje miqësore me Partizanin, në “Air Albania”.

Interi feston golin ndaj Milanit në derbi. Gazeta Si, 6 shkurt 2023

Lajmi nuk është ende zyrtar, por është arritur një marrëveshje paraprake për këtë miqësore. Do të ishte hera e parë që Interi do të shkelte tokën shqiptare. Detajet e tjera pritet të zbulohen në vazhdim nga organizatorët e kësaj miqësoreje luksi.

Kujtojmë që më parë në Tiranë kanë ardhur skuadra të mëdha si Milani dhe Real Madrid, edhe ato për ndeshje miqësore. Milani luajti ndaj një seleksioni të Superiores, kurse Reali ndaj Gramozit të Ersekës, në kohën kur financohej nga Taçi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë