Futboll

Interi turpërohet në Napoli, zona Champions më e nxehtë se kurrë

Në një ndeshje ku do duhej të fitonte me çdo kusht për të siguruar zonën Champions, Inter është turpëruar si mos më keq. Zikaltërit janë mposhtur 4-1 në San Paolo dhe tani shikojnë t’u dridhen pozitat në zonën që të çon në Ligën e Kampionëve vitin e ardhshëm. Për Interin kjo humbje me Napolin rëndon disafish, duke parë që “të kaltërit” nuk kishin objektiva dhe nga ana tjetër Milani fitoi dhe Atalanta barazoi 1-1 me Juventusin

Tashmë situata për zonën Champions në Serinë A është më e komplikuar se kurrë. Matematikisht në garë është edhe Roma që u ndal këtë javë nga Sasuolo. Ndërsa tre ekipet sipër saj janë me nga 67 dhe 66 pikë. Për momentin është Atalanta në vendin e tretë, Interi i katërti i favorizuar nga golavarazhi përballë Milanit që ka të njëjtën kuotë pikësh, pas fitores së pastër që mori me Frozinonen.

Do të jetë java e ardhshme, ajo që të përcaktojë përfundimisht ekipet që doi i bashkohen Juventusin dhe Napolit në Ligën e Kampionëve sezonin që vjen. Atalanta udhëton drejt në një ndeshje vendimtare për të dyja ekipet, njëra do Champions dhe tjetra mbijetesën. E njëjta situatë paraqitet edhe për Interin që do të presë në shtëpi javën që vjen Empolin e Veselit, që pas fitores së sotme me Torinon shpreson që të mbijetojë në elitën italiane. Milani do të përballet Spal në transfertë me shpresën e madhe se njëra nga mes Interit ose Atalantës do të gabojnë në hapin final. Më pak shanse ka Roma, që gjithsesi do të bëjë një tentativë të fundit në përballjen me Parmën, që tashmë e ka siguruar mbijetesën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë