Futboll

Interi bindet për rinovimin e huazimit të Lukakut, por do ulje çmimi nga Çelsi

Gazeta Si – Nëse kishte ndonjë dyshim për gjendjen e sulmuesit pas dëmtimit të gjatë, ishte derbi që hoqi pikëpyetjet mbi të ardhmen e Romelu Lukakut, i cili duket se po rikthehet. Duhet edhe pak kohë për të parë shpërthimin e ‘Big Rom’, në formatin e titullit, por progresi është i dukshëm.

Tek Interi besojnë më shumë se kurrë tek ai edhe për të ardhmen. Ditët e fundit drejtuesit zikaltër kanë pasur kontakte me avokatin Sebastien Ledure, që punoi për rikthimin e belgut nga Çelsi. Interi ka si qëllim të rinovojë huazimin nga londinezët.

Romelu Lukaku. Gazeta Si, 9 shkurt 2023

Takimi me klubin anglez, sipas ‘Gazzetta dello Sport’, është fiksuar pas sfidës së dyfishtë të Ligës së Kampionëve me Porton. Klubi italian shpreson që reduktojë shifrën e 8 milionëve të paguar këtë vit, duke e argumentuar këtë pretendim me dëmtimet që e kanë mbajtur Lukakun jashtë fushave për një kohë të gjatë.

Në anën tjetër, Çelsi synon që të lirohet nga futbollisti belg dhe jo vetëm. Një situatë që i shkon për shtat Interit për të ulur çmimin e sulmuesit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë