Ekonomi

Interesat në rënie, Athina drejt rimbursimit të parakohshëm të borxhit me FMN

Interesat e obligacioneve greke në treg kanë prekur minimumet e puthuajse 14 viteve, në perspektivë të ngushtë të një rimbursimi të parakohshëm të gati gjysmës së borxhit të Athinës ndaj FMN-së. Obligacionet 10 vjeçare kanë rënë në 3,27, në minimum krahasuar me shtatorin 2005 dhe një hap larg rekordit të 3,203% të qershorit të të njëjtit vit, teksa obligacionet 5 vjeçare arritën 2,15 %.

Qartësisht titujt grekë me maturim 5 vjeçar ofrojnë një rendiment inferior krahasimisht me titujt analogë të SHBA-ve. Që në fundjavë u paralajmërua një marrëveshje me FMN-në për të patur më parë një pjesë të mirë të pagesës së borxhit (gati 9,3 mld euro që përfundon në 2024), i cili përfshin lëvrimin e normave vjetore të interesit prej rreth 5 për qind, më të larta se normat aktuale të tregut. Kështu, Athina llogaritet të kursejë shërbimin e borxhit dhe sipas përparimeve, do të ishte gati për të kryer emetime të reja në treg brenda pak javësh.

Qeveria greke do të dëshironte të shlyente sa më parë gjithë borxhin ndaj FMN-së, por tani për tani burimet bëjnë me dije për një shifër të limituar prej 3,7 miliardë eurosh: kreditorët europianë duhet të dakordësohen dhe të tjerë -duke nisur nga Gjermania – duan që Fondi të mbetet i përfshirë në monitorim post-bailout.

Pas suksesit të obligacioneve 10 vjeçare greke të emetuara në muajin e kaluar për 2,5 miliardë euro, për të siguruar investitorët, në fillim të prillit mbërriti disbursimi i shumëpritur për Greqinë prej pothuajse një miliardë që ishte premtuar nga kreditorët europianë (dhe vonuar derisa disa reforma u zbatuan).

Në projeksionin e fundit të Forumit Ekonomik Botëror, FMN shprehet shumë optimiste mbi ecurinë e ekonomisë greke dhe konfirmon një PBB për 2019 në rritje prej 2,4% (krahasuar me 2,2% të pritshme prej Komisionit Europian dhe 1,9% të parashikuar nga Banka Greke).


*Burimi: Il sole 24 ore


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë