Futboll

Inter përgatitet për revolucion, gati largimi i Ikardit dhe Perisiç

Interi i këtij sezoni ka kaluar përmes disa ndryshimesh shumë të mëdha. Nga një ekip që pretendonte të shkonte në larg në Ligën e Kampionëve dhe madje të rivalizonte për titullin e Serisë A, në një ekip që është jashtë çdo kompeticioni në Europë dhe në dilemë për të kapur 4 vendet e para që të çojnë në Champions vitin e ardhshëm.

Me shumë dëmtimesh dhe zgjedhjesh të gabuara në merkato, te Inter ka dy probleme shumë të mëdha me dy sulmuesit më të mirë, Mauro Ikardi dhe Ivan Perisiç. Të dy sulmuesit, ku Interi kishte varur shpresat për të gjetur golat dhe të udhëhiqnin ekipin drejt objektivave sezonal, e kanë lënë në baltë Spaletin dhe gjithë ekipin. Kroati ishte i pari që nisi krisjen me klubin, kur në merkaton e janarit kërkoi largimin nga Milano, por akordi nuk u arrit, pasi Interi nuk mori ofertën e duhur nga asnjë klub. Kroati pas kësaj uli kokën dhe iu bashkua grupit për të mbyllur këtë sezon sa më mirë. Por gjithsesi fakti që filloi të luante nuk ishte tregues së “problem Perisiç” u zgjidh në shtëpinë e Inter. Përplasja Perisiç-Politano pas shënimit të golit nga ky i fundit, ishte treguesi më i qartë se gjerat në dhomat e zhveshjes së Interin nuk janë të qeta. Por Perisiç duket një problem shumë më i vogël, përballë atij të Ikardit. Sulmuesi argjentinas është zhgraduar si kapiten i ekipit dhe që nga ai moment nuk ka pranuar të zbresë më në fushën e lojës. Interi ka më shumë se 1 muaj që është në një krizë rezultatesh dhe një klimë nderë në dhomat e zhveshjes dhe tashmë objektivi i vetëm është që të minimizohen dëmet dhe në sezonin e ardhshëm të kualifikohen në Champions.

Drejtuesit zikaltër po mendojnë që verën e ardhshme të bëjnë një rindërtim nga e para të të gjithë fazës së sulmit. Sipas asaj që shkruajnë mediet italiane, vetëm Politano dhe Lautaro mund të shpëtojnë dhe pritet të jenë pjesë e Interit edhe për vitin e ardhshëm. Perisiç dhe Ikardi do të nxirren në treg dhe do të shiten për çmimin më të lartë që do të ofrohet sa më shpejt të jetë e mundur. Por të larguar gjatë verës pritet të jenë edhe Antonio Kandreva dhe Keita Balde. I pari nuk shikohet më si përshtatshëm për Interin dhe objektivat e zikaltërve, ndërsa Balde nuk ka arritur në nivelin e pritshëm mbase edhe për shkak të dëmtimeve që ka pësuar. Me largimin e Perisiç dhe Ikardit mbetet për t’u parë se kush do të jenë emrat që Interi do të afrojë për t’i zëvendësuar ata.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë