Shqipëria vijon të regjistrojë rritje të flukseve të shtetasve të huaj. Në korrik 2026, vendi regjistroi 1,9 mln hyrje, rreth 130 mijë më shumë se në të njëjtin muaj të vitit të kaluar, me një rritje prej 7.1%.
Sipas INSTAT, pjesa më e madhe e hyrjeve vjen nga Europa, me rreth 1.83 milionë hyrje gjatë korrikut. Evropa Jugore mbetet burimi kryesor, ndërsa rritje të ndjeshme ka edhe nga vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore.
Në periudhën janar-korrik 2026, në Shqipëri u regjistruan 7,014,168 hyrje të shtetasve të huaj, rreth 427 mijë më shumë se një vit më parë, ose 6.5% rritje.
Statistikat e INSTAT matin hyrjet në pikat kufitare dhe jo numrin e turistëve unikë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje