Ekonomi

INSTAT: Çmimet e frutave u rritën me 23.7% gjatë një viti

Indeksi i çmimeve të konsumit në muajin maj - sipas INSTAT - është rritur me 2.1% krahasuar me muajin maj të vitit të kaluar dhe ka rënë me 0.8% krahasuar me muajin paraardhës, pra prillin e këtij viti.

Ndryshimet vjetore të grupeve kryesore

Krahasuar me muajin maj 2019, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 4,9 %, pasuar nga grupet “Argëtim dhe kulturë” me 2,7 %, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 1,9 %, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 1,4 %, “Hotele, kafene dhe restorante” me 0,7 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 0,6 %, “Komunikimi” me 0,4 %, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,3 %, “Shërbimi arsimor” me  0,2 %. Nga ana tjetër çmimet e grupit “Transporti” u ulën me 3,7 %, pasuar nga grupet “Veshje dhe këpucë” me 0,7 % dhe “Shëndeti” me 0,6 %.

Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “fruta” u rritën me 23,7 %, pasuar nga nëngrupet “zarzavate përfshirë patatet” me 6,6 %, “vajra dhe yndyrna” me 5,1 %, “peshk” me 4,5 %, “sheqer, recel, mjaltë, çokollata, dhe ëmbëlsira” me 3,7 %, etj

Ndryshimet mujore të grupeve kryesore

Krahasuar me muajin Prill 2020, çmimet e grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” u ulën me 2,1 %,  pasuar nga grupet “Transporti” me 0,7 %, “Veshje dhe këpucë” me 0,5 %, “Argëtim dhe kulturë” me 0,4 % dhe “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 0,1 %. Nga ana tjetër çmimet e grupit “Komunikimi” u rritën me 0,8 %, pasuar nga grupet “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,1 % secili.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë