Shkencë

Instagrami bën edhe shkencën të jetë fotozhenike

A ka univers paralel? Çfarë është materia e errët? Çfarë ka në univers?
Nëse i keni dëgjuar ndonjëherë këto pyetje dije se jeni të angazhuar të dini për misteret më të mëdha të fizikës dhe ju mund të merrni informacion sa të doni për këtë çështje në Instagram. Duket shumë e çuditshme, por ky rrjet social po bëhet gjithnjë e më i zhvilluar edhe për të prezantuar të rejat nga fusha e fizikës.

Kohët e fundit ka rezultuar se nëpërmjet Instagramit mund të shikojmë fotografi të shkëlqyera shkencore nga laboratori më i madh i fizikës CERN.

https://www.instagram.com/p/B16jA6SnmEQ/?utm_source=ig_web_copy_link

Laboratori CERN është shtëpia e Large Hadron Collider (LHC), është kolektori më i madh dhe më i fuqishëm i grimcave në botë, gjithashtu makina më e madhe në botë, që shtrihet në një tunel 27 kilometra të gjatë dhe 175 metra i thellë nën kufirin Francë-Zvicër, pranë Gjenevës. Por e veçanta e kësaj makine tashmë është se përpos vetive fizike është edhe një objekt "fotozhenik". LHC ka trarë të grimcave molekulare me energji të lartë që përplasen në njëra-tjetrën me shpejtësi shumë të madhe. Studiuesit shpresojnë që duke studiuar hera herës, përfundimisht mund të zgjidhin misteret e mëdha të fizikës, si për shembull: Nëse ka një numër të pafund universesh paralele? Pse ka kaq shumë materie të errët në Univers dhe nga çfarë është krijuar? A kanë grimcat molekulare "partnerë" të padukshëm që mund të ndihmojnë në shpjegimin e mospërputhjeve të çuditshme që mbart “Modeli Standard” i fizikës, i cili shpjegon veprimtarinë e grimcave atomike në natyrë. (Modeli Standard është përshkrimi më i mirë deri më tani i grimcave që përbëjnë universin dhe mënyra se si ato bashkëveprojnë).

https://www.instagram.com/p/B0qMYU6A5Ej/?utm_source=ig_web_copy_link

Për momentin LHC është jashtë linje sepse është duke u përmirësuar nga shkencëtarët. Por kjo pauzë ka sjellë përfitime në fotografi. Instagrami kohët e fundit ka pasur prurje dhe është mbushur me foto të përshpejtuesit të grimcave molekulare. Fotografitë nga CERN nuk i janë përkushtuar vetëm LHC-së. Gjithashtu, në dispozicion janë edhe pamjet që tregojnë historinë e krijimit të organizatës si dhe fotografi që tregojnë punën e shkencëtarëve të ndryshëm.

https://www.instagram.com/p/B06LI7vlwKt/?utm_source=ig_web_copy_link

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë