Shendet

Injeksionet me botoks mund të ndërhyjnë në aktivitetin e trurit

Injeksionet me botoks mund të dëmtojnë aftësinë për të njohur ndjenjat e të tjerëve, sipas një studimi të ri.

Në studim, shkencëtarët në Universitetin e Kalifornisë kryen skanime të trurit në gra përpara injeksioneve me botoks në ballë dhe përsëri dy deri në tre javë më vonë. Gjatë skanimeve, pjesëmarrëset duhej të përpiqeshin të dallonin zemërimin dhe lumturinë në fotografitë e fytyrave.

Rezultatet zbuluan se pas botoksit kishte një aktivitet të ndryshuar në zonat e trurit të përfshira me përpunimin emocional.

Ekspertët thonë se gjetjet e studimit tregojnë se pamundësia për të buzëqeshur ose për të vrenjtur vetullat, që mund të jetë rezultat i botoksit, ndikon gjithashtu në mënyrën se si individët lexojnë fytyrat e tjera.

Duke folur për revistën New Scientist, Fernando Marmolejo-Ramos, studiues, shpjegoi se imitimi i shprehjeve na ndihmon t'i njohim ato sepse muskujt tanë të fytyrës kopjojnë në mënyrë të pavetëdijshme vrenjtën ose buzëqeshjen e personit tjetër përpara se të dërgojnë sinjale në zonat e trurit që interpretojnë emocionet. Meqenëse botoksi e kufizon këtë lëvizje, kjo ndërpritet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë