Ekonomi

Inflacioni trend rënës, larg objektivit të Bankës së Shqipërisë

INSTAT ka raportuar edhe për gushtin inflacion në rënie. Rritja mesatare vjetore e çmimeve të konsumit në muajin Gusht 2019 është 1,4 % teksa një vit më parë ky ndryshim ishte 2,2 %.

Inflacioni shenjon shumë larg objektivit të Bankës Qendrore prej 3%.
Kurse rritja mesatare vjetore e çmimeve të konsumit në muajin Gusht 2019, krahasuar me Korrik 2019, është 0,3 % me rritje nga një muaj më parë ku inflacioni rezultoi negative prej -0,1%.

Rritja vjetore e çmimeve në muajin Gusht është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +0,91 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me pikë përqindje. Çmimet e grupeve “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” dhe “Transporti” kanë kontribuar pozitivisht gjithashtu të pasuara nga grupi “Argëtim dhe kulturë”, etj.

Ndryshimet vjetore të grupeve kryesore: Krahasuar me muajin Gusht 2018, rritja më e madhe e çmimeve vërehet po në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike”, pasuar nga grupet “Argëtim e kulturë” .

Një muaj më parë guvernatori i Bankës së Shqipërisë paralajmëroi se vitin e ardhshëm mund të ketë një politikë monetare të lehtësuar, pra ulje të normave bazë të interesit dhe rritje të inflacionit duke e kthyer në objektiv.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë