Ekonomi

Inflacioni sipas Eurostat, Shqipëria i afrohet vendeve të BE, por çmimet vijojnë rritjen

Nga Gazeta 'SI' - Inflacioni i harmonizuar, ai i matur sipas metodës së Eurostat për Shqipërinë, rezultoi 2.8% një shkurt 2024. Nga janari, ky tregues është ulur me 0.3% dhe pas disa muajsh, Shqipëria barazohet me mesataren europiane.

Çmimet e ushqimeve, sektori i argëtimit dhe mobiliet shtëpiake ishin kontribuesit kryesore të rritjes së inflacionit, respektivisht 6% dhe 4.1%, në raport vjetor. Edhe në atë mujor, çmimet kanë pasur një rritje të lehtë, përveç transportit (naftës) që ka rënë me 0.1%.

Rënia e inflacioni në vend ka vijuar të ecë me ritmin e vendeve të BE-së. Prej muajsh, inflacioni në Shqipëri ishte ndjeshëm më i lartë se vendet e pasura të bllokut. Për shkurtin ajo renditet në vendin e 18-të. Sipas grafikut vërehet se inflacioni është më i lartë në shtetet e lindjes apo ato në zhvillim. Gjithsesi, Shqipëria lë pas vende si Gjermania, Suedia, Luksemburgu etj, për nivelin e rritjes së çmimeve.

Sipas shpjegimit të dhënë nga institucionet statistikore, inflacioni i harmonizuar sipas Eurostat mat ndryshimin e strukturës së shpenzimeve të konsumatorëve sipas produkteve, ndërsa inflacioni që matet nga autoritetet vendase mat ecurinë e çmimeve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë