Ekonomi

Inflacioni shënoi rritje të lehtë me 1.2% gjatë marsit

Indeksi i Çmimeve të Konsumit (IÇK) që përfaqëson nivelin e inflacionit, pësoi përsëri rritje gjatë muajit mars duke vazhduar tendencën rritëse me të cilën nisi vitin. Sipas INSTAT, gjatë marsit, u rrit me 1.2%, një vit më parë në të njëjtën periudhë ky ndryshim matej me 2.1%. Në krahasim me muajin shkurt, IÇK-ja e marsit u rrit me 0.7%.

Në matje vjetore, krahasuar me marsin e vitit 2020, rritjen më të madhe të çmimeve e ka pësuar grupi i produkteve ushqimore dhe pijeve joalkoolike me 3.1%. Ndjekur nga grupi i mobiljeve dhe pajisjeve shtëpiake me 2.2%. Komunikimi po ashtu, shënon rritje vjetore 2.2%. Pijet alkoolike dhe duhani u rritën me 1.3%, hotelet, kafenetë, restorantet me 1.1% dhe shëndeti me 0.7%.

Ulje të Indeksit i Çmimeve të Konsumit pësoi grupi i transportit me 1.6% rënie.

Rendi i produkteve që kontribuan më shumë dhe vazhdojnë tëmbeten më të rëndësishmet janë ushqimet dhe pijet joalkoolike me 0.96%, pasuar nga mobiljet edhe pajisjet shtëpiake me 0.15%. Grupi i mobiljeve statistikisht kanë qenë gjithmonë me rëndësi më të vogël kontributi, por rënditja ndryshoi në fillim të vitit 2021. Komunikimi dhe pijet alkoolike “i kanë zënë vendin” shëndetësisë ku llogariten me 0.07% dhe 0.05%  respektivisht. Shëndeti me 0.02%.

Përsëri transporti u listua në vend të fundit dhe me rënie 0.10%.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë