Ekonomi

Inflacioni në Shqipëri sipas Eurostat: Ndjeshëm më i lartë se mesatarja e BE-së

Nga Gazeta ‘SI’ - Inflacioni i harmonizuar, ai i matur sipas metodës së Eurostat për Shqipërinë, rezultoi 4.5% në muajin nëntor. Nga muaji tetor, ky tregues ka rënë lehtë, por mbetet më i lartë se inflacioni që mat Instat dhe më i lartë se mesatarja europiane (3.1%).

Çmimet e ushqimeve, pijet joalkoolike dhe sektori i argëtimi mbeten kontribuesit kryesore të rritjes së inflacionit, respektivisht 7.7% dhe 7.2%, në raport vjetor. Në atë mujor, çmimet kanë pasur një rënie të lehtë, përveç transportit (naftës) që është rritur me 0.2%.

Fill pas sezonit veror, rënia e inflacionit u ngadalësua ndjeshëm, në kundërshtim me tregjet rajonale dhe europiane, duke e listuar tashmë Shqipërinë në mesin e vendeve me inflacion më të lartë.

Shqipëria la pas vende si Franca, Gjermania, Suedia, Luksemburgu etj, për nivelin e rritjes së çmimeve. Sipas shpjegimit të dhënë nga institucionet statistikore, inflacioni i harmonizuar sipas Eurostat mat ndryshimin e strukturës së shpenzimeve të konsumatorëve sipas produkteve, ndërsa inflacioni që matet nga autoritetet vendase mat ecurinë e çmimeve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë