Indeksi i Çmimeve të Konsumit për muajin qershor 2021 u rrit me 1.6%, me një rënie të lehtë nga qershori i vitit të shkuar.
IÇK –ja që mat dhe inflacionin, nga maji në qershor ra me 0.8%.
Krahasuar me qershorin e 2020-s, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin e komunikimit me 2.8 %, pasuar nga grupet ushqime dhe pije joalkoolike me 2.7%, transporti me 2.5%, pije alkoolike dhe duhan me 1.7%.
Ditën e djeshme, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z.Gent Sejko tha se rritja e çmimeve të konsumit dhe naftës janë thjeshtë të përkohshme dhe nuk do të qëndrojnë për shumë gjatë. Kjo gjë ka ardhur nga shpenzimi i shumave të mëdha nga konsumatorët.
Bankat qendrore botërore kanë paralajmëruar gjithashtu një nivel të lartë inflacioni të përkohshëm, të stimuluar nga shpenzimet post pandemike.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.