Ekonomi

Inflacioni në mars ra në 2.3%, por ushqimet vijojnë shtrenjtimin

Nga Gazeta 'SI'- Për të dytin muaj, inflacioni raportohet nën objektivin e Bankës së Shqipërisë, 2.3%, duke dalë jashtë pritshmërive të vetë institutcionit. Objektivi i BSH është 3%.

Gjithësesi, rënia e inflacionit në shifër ka ndodhur për efekt statistikor dhe jo për shkak të uljes së çmimeve të produkteve, që në fakt vijojnë rritjen.

Nga një vit më parë, ushqimet dhe pijet joalkoolike janë shtrenjtuar me 2%, pajisjet shtëpiake me 4.2%, sektori i argëtimit dhe kulturës me 3.8% dhe bar-restorantet me 3.5%.

Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “zarzavate përfshirë patatet” patën një rritje me 4.7%, pasuar nga nëngrupet “peshk” me 4. %, “sheqer, recel, mjaltë, çokollata dhe mbëlsira” me 4.4%, “qumësht, djathë dhe vezë” u rritën me 4% dhe “mish” me 3.7%. Po ashtu, edhe çmimet në kategorinë “Shëndeti” janë rritur  me 1.9%,  ndërsa grupi “Komunikimi” është rritur me 0.2%. Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Transporti” , ku përfshihen karburantet shënuan ulje me 0.3%.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë