Ekonomi

Inflacioni i Gjermanisë do të kthehet pozitiv në janar

Rritja e çmimeve në ekonominë më të madhe të Europës parashikohet “qartësisht pozitive” këtë muaj për herë të parë në gjysmë viti, sipas Bundesbank (Bankës Qendrore Gjermane).

Pas një stimuli fiskal në ndihmë të biznesit dhe konsumatorit dhe futjes së një skeme të re të çmimeve, kostoja e shumë mallrave dhe shërbimeve në Gjermani ka të ngjarë të jetë rritur në bazë vjetore, tha banka qendrore e vendit në një raport mujor botuar të hënën, (sot).

Kthimi në një normë pozitive i inflacionit do të shenjojë një ndryshim të dukshëm krahasuar me pesë muajt e fundit, kur indeksi ka qenë negativ. Kjo ishte rezultat i ndërprerjes së taksave si masë e qeverisë për të stimuluar konsumin gjatë krizës së pandemisë, duke peshuar në rritjen e çmimeve në zonën euro.

“Megjithatë ka paqartësi se kur efektet e ndryshimit të normave të taksavedo të reflektojnë plotësisht në statistikat e cmimeve teksa bizneset po përjetojnë mbyllje në zinxhirin e radhës së bllokimit të aktiviteteve,” thotë raporti, duke përmedur masat e vazhdueshme për të kontrolluar virusin nga ana e Gjermanisë.

Prospektiva për rekuperim të inflacionit në Gjermani, mund të ndihmojë që të shtrihet në të gjithë zonën euro, duke krijuar siguri për zyrtarët e Bankës Qendrore Europiane të cilët kanë lëshuar nismat e përsëritura të stimulit në përpjekjet e tyre për të nxitur rritjen e çmimeve.

“2021 mund të jetë viti i parë  për një kohë të gjatë, në të cilën projeksionet e Bankës Qendrore për Inflacionin të  për inflacionin në të cilin parashikimet e vetë inflacionit të BQE-së rezultojnë të jenë shumë të ulta,” Carsten Brzeski, krye ekonomist pranë ING, shkroi në një raport. “Inflacioni më i ulët që buron nga efektet bazë negative të çmimeve më të ulta të energjisë, TVSH e reduktuar e Gjermanisë dhe deflacioni që rrodhi nga shtrëngimet sociale  janë të gjithë element që do të ndikojnë në nxitje për rritje, duke e shpënë inflacionin në 2%.”

Në raportin e saj, Bundesbank ( Banka Qendrore e Gjermanisë) ka vërejtur gjithashtu se sinjalet e fundit për rimëkëmbje të ekonomisë“ japin një arsye për shpresë që shtrëngimet sociale në fund të vitit që shkoi dhe në fillim të këtij viti nuk do ta shpien rimëkëmbjen ekonomike hapa mbrapa.”

“Megjithatë, nëse norma e inflacionit nuk rritet në mënyrë domethënëse dhe shtrëngimet e fundit sociale zgjasin më tej apo do të shtrëngohen,do të sjellë hapa mbrapa në rekuperimin e ekonomisë,” shton raporti./Bloomberg/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë