Ekonomi

Inflacioni i Eurozonës, në nivelin më të lartë që nga fillimi i pandemisë

Indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit në bllokun e 19 vendeve të Bashkimit Evropian u rrit me 1.3% në mars, sipas një vlerësimi nga Eurostat.

Kjo është norma më e shpejtë e rritjes së çmimeve që para se pandemia nga Covid-19 të godiste Europën.

Inflacioni bazë, i cili përjashton çmimet më të paqëndrueshme të energjisë dhe ushqimit, ra nga 1.1 në 0.9%.

Studiuesit e BQE vlerësuan se ndryshimet në peshimin e shportës së inflacionit për të rregulluar ndikimin e pandemisë në shpenzime, kishin shtuar rreth 0.3 pikë përqindje në indeksin e harmonizuar të Eurostat të çmimeve të konsumit që nga fillimi i vitit.

"Ne e dimë që në periudhën afatshkurtër inflacioni do të rritet, ka disa faktorë teknikë të përkohshëm që do të çojnë në presione në rritje të çmimeve. Por gjithsesi, unë mendoj që do të duhet një kohë e gjatë para se të na duhet të pyesim veten nëse duhet të shtrëngojmë politikën monetare. " -tha Christine Lagarde, presidente e BQE.

Investitorët presin që presionet inflacioniste të rriten ndërsa bota tërhiqet nga pandemia .

 BQE ka parashikuar që inflacioni i zonës euro do të rritet nga 0.3% vitin e kaluar në 1.5%këtë vit, përpara se të bjerë në 1.4% deri në 2023.

Inflacioni në Francë u rrit nga 0.8 në 1.4% dhe në Spanjë u rrit nga -0.1% në 1.2 përqind%  sipas të dhënave nga agjencitë kombëtare të statistikave.

Italia ishte një nga vendet e pakta ku inflacioni ra, duke shkuar nga 1% në 0.6%.

Banka qendrore gjermane ka parashikuar që inflacioni ka të ngjarë të rritet me 3% këtë vit.

Burimi: Financial Times


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë