Ekonomi

Inflacioni bie gjatë majit, zarzavatet me rritjen më të madhe

Gjatë muajit maj 2021, Indeksi i Çmimit të Konsumit, IÇK, në vendin tonë arriti në 1.8%. Në të njëjtën periudhë të vitit të shkuar IÇK-ja raportohej në nivelin e 2.1%.

Krahasuar me muajin paraardhës, prillin e këtij viti kur IÇK-ja arriti 2%, rënia vlerësohet me 0.9%.

Në raport vjetor, grupet që kanë kontribuar më shumë në Indeksin e Çmimeve të Konsumit ishin ushqimet dhe pijet joalkoolike me 3.7%, nga transporti me 2.2% dhe komunikimi me 2.8%. Grupet që kanë ndikuar më pak janë shëndeti me 0.5% dhe shërbimi arsimor me 0.1%.

Në grupin e ushqimeve, sipas Instat, zarzavatet përfshirë dhe patatet kanë rritjen më të madhe me 10.1%, nga maji i 2020 në majin e 2021-shit. Vajrat dhe yndyrnat u rritën me 6.2% dhe frutat me 4%.

Krahasuar me muajin Prill 2021, çmimet e grupit ushqime dhe pije joalkoolike u ulën me 2.8 %, pasuar nga grupet argëtim dhe kulturë me 0.3 % dhe pije alkoolike dhe duhan me 0.1%.

IÇK-ja është matësi zyrtar i nivelit të inflacionit në Shqipëri dhe mat ndryshimet relative të çmimeve të produkteve dhe shërbimeve që përdoren nga familjet për konsum. Pas rënies së ndjeshme gjatë gjysmës së dytë të vitit 2020, pas muajit janar 2021, inflacioni u rrit me ritme të shpejta ku gjatë muajit prill kapi nivelin e 2%, nën objektivin prej 3% të Bankës së Shqipërisë.

Mbështetur dhe në grafik, gjatë vitit 2021, IÇK-ja u rrit vrullshëm me luhatje të lehta gjatë muajit mars dhe pjesërisht gjatë muajit maj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë