Sociale

Studentja me Covid-19, Politekniku anulon provimin por sezoni vazhdon

Universiteti Politeknik i Tiranës ka vendosur të zhvillojë online sezonin e provimeve, për shkak se dyshohet se është infektuar me koronavirus një prej studentëve.

Rektori i këtij Universiteti thekson se studentja, që dyshohet se është infektuar, është në vitin e tretë të studimeve, ndërsa ka të infektuar me Covid-19 edhe të ëmën.

“Dyshohet për një studente me Covid-19. Studentja në vitin e tretë te Fakulteti i Teknologjisë dhe Informacionit. Studentja shfaqi shenja të Covid-19. Nëna e studentes, me Covid. Studentja në provim para 5 ditësh. Nuk anulohet sezoni i provimeve. Studentët do bëjnë online provimet”, thekson rektori.

Ndërkohë, Fakulteti ka marrë vendimin për anulimin e provimit të sotëm në Fakultetin e Teknologjisë dhe Informacionit në lëndën e Inixhinierisë Informatike.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë