Sociale

Infektohet me Covid-19 Arqipeshkvi i Shkodrës, Angelo Massafra, do të çohet në Itali për kurim

Arqipeshkvi i Shkodrës dhe njëkohësisht Presidenti i Konferencës Ipeshkvore Shqiptare Shkëlqesia e Tij Imzot Angelo Massafra, ka rezultuar pozitiv me Covid- 19.

Në njoftimin për mediat nga zyra e Konferencës Ipeshkvore Shqiptare, thuhet se aktualisht gjendja shëndetësore e tij paraqitet e qëndrueshme, përpos disa simptomave tipike të këtij virusi, sikurse është temperatura.

“Për arsye të parandalimit të simptomave të tjera si dhe për të përballuar sa më mirë pikun e sëmundjes, sot, Shkëlqesia e Tij, Imzot Massafra do të transferohet për një mjekim më të specializuar në Spitalin “Miulli di Acquaviva delle Fonti” (Bari-Itali)”, thuhet në njoftim.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë