Futboll

Infantino: Botërori i Klubeve me 32 skuadra që nga 2025

Gazeta Si – Pritej prej kohësh të ndodhte, por për shkak të pandemisë u shty disa herë. Tani vjen konfirmimi nga presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino: "Një Kupë Bote e re për klubet, një turne me 32 skuadra do të zhvillohet nga 2025-a. Do jenë 32 klubet më të mira në botë”.

Infantino nuk ka dhënë detaje të tjera në lidhje me strukturën dhe vendin ku do të zhvillohet ky kompeticion. "Do jetë edhe Kupa e Botës për klubet e femrave dhe një Botëror minifutbolli për femra. Kur flitet për kalendarin e ndeshjeve, duhet marrë në konsideratë shëndeti dhe mirëqenia e lojtarëve.

Xhani Infantino ne konference shtypi. Gazeta Si, 16 dhjetor 2022

Duhet të siugurohemi që të ketë një periudhë pushimi për lojtarët. Idealja do ishte 72 orë mes ndeshjeve. Tani duhet të konsultohemi për të gjithë këta argumente për të vendosur pastaj për detajet”, - shtoi Infantino.

Kreu i FIFA-s foli edhe për temën e Botërorit 2026 në SHBA, Kanada dhe Meksikë, i pari me 48 skuadra: "Impakti i futbollit do të jetë shumë i madh në Amerikën e Veriut. Të ardhurat do të shtohen nga sponsorët, biletat e të tjera, falë shtimit të skuadrave. Duhet të rishohim formatin, 16 grupe me nga 3, ose 12 grupe me nga 4. Do ta diskutojmë në mbledhjet e radhës.

Pastaj edhe një bilanc për Katar 2022: "Ky Botërori tregoi një forcë kohezioni të madhe. FIFA falënderon të gjitha ata që janë përfshirë. Futbolli është bërë vërtet global, e tregon skuadra e parë afrikane në gjysmëfinasle. Kemi arbitren e parë femër. Ishte një sukses i jashtëzakonshëm".


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë