Futboll

Infantino rizgjidhet në krye të FIFA-s, dy janë premtimet e mëdha

Xhiani Infantino është rizgjedhur si president i organizatës botërore të futbollit FIFA për një mandat të dytë. 49-vjeçari italian u rizgjodh deri në vitin 2023 pa kundërshtim në kongresin vjetor të FIFA-s në Paris.

Ai ka pasuar Sep Blater në vititn 2016 dhe gjatë këtyre viteve ka ndërmarrë  një sërë reformash që janë konsideruar revolucionare në botën e futbollit. Infantino ka rritur numrin e ekipeve në Kupën e Botës 2026 dhe ka propozuar ndryshime kyçe në Kupën e Botës së Klubeve.

Ish-sekretar i përgjithshëm i UEFA, Infantino ishte pro zgjerimit të Kupës Botërore nga 32 skuadra në 48 për turneun e vitit 2026, turne i cili do të mbahet në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë. Planet për të bërë këtë zgjerim përpara në Kupën e Botës 2022 megjithatë u braktisën muajin e kaluar par shkak të pamundësisë kohore.

Në mars, Fifa aprovoi planet e Infantino për një Kupë Bote të Klubeve me 24 ekipe duke filluar nga viti 2021, pavarësisht klubeve të mëdha evropiane që kanë thënë se do të bojkotonin turneun.

"Transparenca është kryesorja! Situata financiare: në kohë krize, në kohë kur askush nuk donte që emri i tij të ishte i bashkangjitur me FIFA-n, kaluam në një bilanc nga 5 miliardë dollarë në 6,4 miliardë dollarë, dhe rritëm edhe rezervat, pavarësisht shpërndarjes së fondeve për federatat".- këto ishin fjalët e parë të presidentit të FIFA-s, Infantino pas u rizgjodh në krye të qeverisë botërore të Futbollit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë