Shteti më i madh në botë për nga popullsia, me mbi 1 miliardë banorë, India ka njoftuar qytetarët që të izolohen në shtëpitë e tyre për 21 ditë, e kjo si masë mbrojtëse nga përhapja e koronavirusit. Për shkelësit e këtij urdhri, policia ka gjetur një mënyrë të re ndëshkimi duke i goditur fizikisht me shkopinj druri shkelësit. Në Indi, policia ka nisur të përdorë forcën kundër atyre që nuk i binden urdhrit për të mos dalë pa arsye nga shtëpia në këtë kohë pandemie.
Patrulla oficerësh të shpërndara nëpër vend bllokuan të enjten rrugët duke ndëshkuar çdo drejtues mjeti që qarkullonte pa motive mjekësore apo jetike. Shuplakat dhe goditjet me shkopinj gome ishin disa nga dënimet që u detyruan të durojnë disa prej kalimtarëve të pabindur. Ndërsa një formë tjetër ndëshkimi është kryerja e ushtrimeve fizike për të pabindurit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.